Skuadra e La Lakers ka arritur kualifikimin në çerekfinale të konferencës perëndimore mbrëmë pasi mposhti me rezultat të thellë skuadrën e Memphis Grizzlies.
Lakers mbyllën serinë ndaj Grizzlies me katër fitore e dy humbje. Të udhëhequr nga LeBron James e Anthony Davis, Lakers “shkatërruan” Grizzlies në ndeshjen e fundit.
Rezultati 125-85 nuk lë asnjë dyshim se ajo që u përjetua në Los Angeles është një nga ndeshjet e sezonit, për shkak të diferencës në rezultat dhe rrethana.
D’Angelo Russell ishte njëri prej më të mirëve në ndeshjen e fundit me 31 pikë e 4 asistime, LeBron James me 22 pikë, 6 asistime dhe 5 kërcime dhe Anthony Davis që dëshmon se është një nga më të mirët brenda kampionatit me 16 pikë dhe 14 kërcime.
Në çerekfinale, Lakers do të takohet me fituesin e takimit mes Golden State Warriors dhe Sacramento Kings, që kanë serinë e barabartë me rezultat, 3:3.
