Penza ka arritur të shënojë fitore ndaj Prishtinës me rezultat 65-71 në ndeshjen e Superkupës Mbarëkombëtare, e cila u zhvillua në Vlorë të Shqipërisë të enjten.
Vashat pejane njëherësh hynë në histori duke u bërë kështu fitueset e para të Superkupës Mbarëkombëtare, e cila zhvillohet në kuadër të Ligës Unike, raporton Paparaci.com.
“MVP” e Superkupës u shpall basektbollistja amerikane e Penzës, Rael Whitsitt.
Ajo, në finalen e Superkupës regjistroi 21 pikë e 14 kërcime. /Paparaci.com