Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka mbërritur në Bruksel, para takimit të nesërm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut mes të dyja vendeve, që ndërmjetësohet prej Bashkimit Evropian.
Ai tregoi se ditën e ka kaluar duke u përgatitur pikërisht për këtë takim, transmeton Paparaci.
Shefi i qeverisë teksa ka publikuar një fotografi ku shihet me zyrtarët qeveritarë dhe këshilltarët e tij, ka thënë se përgatitje për negociata është komplekse dhe e thjeshtë. Për këtë, ai ka renditur edhe arsyet.
“Mbërrita në Bruksel dhe kalova ditën duke u përgatitur për takimin e nesërm. Përgatitja për negociata është komplekse dhe e thjeshtë: komplekse sepse ka shumë informacione dhe detaje të përfshira, ndër të tjera, por e thjeshtë sepse dëshirat e Kosovës janë të qarta, të ndershme dhe fisnike”, shkroi Kurti në rrjetin e tij social “Twitter”.
Arrived in Brussels & spent the day preparing for tomorrow's meeting. Preparing for negotiations is both complex and simple: complex because there is a great deal of information & detail involved, among other things, but simple because the wishes of 🇽🇰 are clear, honest & noble. pic.twitter.com/tdQD1KzxVn
— Albin Kurti (@albinkurti) May 1, 2023
