Të fundit

Orari i finaleve të “Play-off”-it mes Trepçës dhe Pejës

Pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale, Federata e Basketbollit e Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve finale mes Trepçës e Pejës.

Përkundër shumë mendimeve se kujt do ti takojë terreni vendas në ndeshjen e parë, Komisioni Arbitrar sot ka vendosur se ndeshja e parë do të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 20:00, kurse Peja do të ketë mundësinë të luaj para publikut të saj të dielën.

Në gjysmëfinale, Peja kishte eliminuar Golden Eagle Yllin, ndërkaq Trepça eliminoi rivalin e vjetër, Prishtinën.

Orari i ndeshjeve finaleve

E mërkurë, 3 maj

20:00 Trepça-Peja

E diel, 7 maj

17:00 Peja-Trepça

E enjte, 11 maj

20:00 Trepça-Peja 

E diel, 14 maj

17:00 Peja-Trepça (Finalja IV eventuale)

E enjte, 18 maj

20:00 Trepça-Peja (Finalja V eventuale)

Skuadra që arrin tre fitore do të shpallet kampion i Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci