Të fundit

Mourinho fajëson gjyqtarin për barazimin me Monzan: Kam parë shumë të këqinjë, por ky ishte më i keqi

Trajneri i Romës, Jouse Mourinho ka fajësuar gjyqtarin e ndeshjes për barazimin turpërues me skuadrën e Monzas.

Roma u ndal me barazim 1:1 mbrëmë, duke rrezikuar kështu pozitën për kualifikimin në garat evropiane.

Mourinho ishte i pakënaqur për shkak se mbrojtësi i djathtë Zeki Çelik mori kartonin e dytë të verdhë në pushimet në pjesën e dytë dhe do të mungojë në ndeshjen e raundit tjetër kundër Interit.

“Gjatë karrierës sime kam parë shumë arbitra të këqij, por ky është më i keqi. Normalisht, kur flas për arbitrat, kjo ndodh sepse ndikon drejtpërdrejt në rezultatin. Por tani nuk ishte kështu. Ai është thjesht i tmerrshëm, ai i dha një karton të kuq lojtarit që rrëshqiti sepse ishte i lodhur në minutën e 96-të”, tha fillimisht Mourinho.

Tekniku portugez shtoi se ai ishte shumë i frustruar me gjyqtarin Daniele Chiffi, por kishte kontrolluar emocionet për tu mos u ndëshkuar me karton të kuq.

“Fatkeqësisht, kjo është një shenjë se Roma është një klub i vogël sepse të mëdhenjtë thonë se nuk duan që t’i gjykojë arbitri dhe kështu do të jetë. Gjysmë ore para përfundimit të ndeshjes u ula në stol sepse e dija qe do me jepte karton te kuq nëse bëja ndonjë gjë dhe doja shume t’i thoja diçka…Prandaj shkova menjëherë ne dhomat e zhveshjes as nuk doja ta shikoja. në fund të lojës”, tha Mourinho.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci