Të fundit

Jennifer Lopez tregon marrëdhënien e Ben Affleck me fëmijët e saj

Jennifer Lopez ka folur për marrëdhënien e fëmijëve të saj Emme dhe Max me aktorin Ben Affleck.

Aktorja dhe këngëtarja e famshme u shpreh se bashkëshorti i saj është një baba i mrekullueshëm.

Ajo u shpreh se dy fëmijët e saj Emme Maribel Muniz dhe Max Muniz, që i ka me ish-burrin Marc Anthony, e duan shumë Ben Affleck.

“Ai është një baba dhe figurë e mrekullueshme, e mrekullueshme për ta. Ai ka tre fëmijët e tij të mrekullueshëm dhe pastaj jemi ne, është fantastik. Ata e vlerësojnë atë dhe po ashtu edhe unë”, tregoi JLo.

Ndërkohë aktori ka qenë i martuar me parë me yllin e Hollywood, Jennifer Garner dhe kanë tre fëmijë së bashku, vajzat Violet Anne dhe Seraphina Rose Elizabeth, si edhe djalin Samuel Garner.

Çifti u fejuan në nëntor 2002, por u ndanë në në janar 2004, për tu ribashkuar pas 17 vitesh.

Jennifer dhe Ben rindezën romancën e tyre në prill 2021 dhe më pas njoftuan fejesën pas një viti lidhje në prill 2022.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci