Të fundit

Tri vjet pas përurimit, palestra sportive në Istog do të rinovohet

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka konfirmuar se ka ndarë 300 mijë euro nga buxheti i ministrisë për rinovimin e palestrës sportive në Komunën e Istogut.

Palestra sportive në Istog ka pësuar dëme të konsiderueshme vetëm tre vjet pas përurimit të saj.

Në seancën e sotme, ministri Çeku ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Komunën e Istogut për rinovimin e palestrës së sportit. Rinovimi i saj do të kushtojë plotë 550 mijë euro.

“Para pak ditësh me kryetarin e komunës së Istogut kemi nënshkruar marrëveshje për rinovimin e palestrës në Istog. Rinovimi i saj arrin vlerën e 550 mijë eurove, ministria ka ndarë 300 mijë euro, kurse komuna do të ndajë 250 mijë euro nga buxheti i tyre. Komuna do të marrë përsipër të gjitha kriteret dhe procedurat e hapjes së tenderit si dhe mbikëqyrjen e punimeve”, ka deklaruar ministri Çeku.

Palestra e sportit në Istog kishte filluar të ndërtohet në vitin 2004. Ajo ishte përuruar në tetor të vitit 2020 në ndeshjen e hendbollit mes Istogut dhe Vushtrrisë.

Kur kanë kaluar tre vjet nga përurimi zyrtar i saj, palestra e sportit në Istog është afër shkatërrimit.

Pas kushteve atmosferike jo edhe fort të mira, palestra ka pësuar dëme të konsiderueshme në çatinë dhe muret e saj.

Si pasojë e probleme në çati, palestra e sporteve është mbuluar e tëra nga uji.

Në këtë palestër ishin zhvilluar edhe ndeshje ndërkombëtare, ndërsa ishte paraparë që në prill të këtij vitit të zhvillohej edhe ndeshja kualifikuese për Kampionatin Botëror në hendboll.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci