Ka përfunduar pjesa e parë në të dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Prishtina po avancon me rezultat minimal 1:0 si mysafire ndaj Ballkanit.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Leutrim Kryeziu, i cili kaloi kryeqytetasit në epërsi prej 1:0 në minutat shtesë.
Situatë e njëjtë nuk është edhe në derbin tjetër mes Llapit dhe Dritës, ku të dy skuadrat hyjnë në pushim duke barazuar pa gola, respektivisht 0:0.
Festim Alidema kishte mundësinë e artë për të kaluar në epërsi skuadrën e Llapit, por goditja e tij nga penalltia shkoi jashtë portës.
