Të fundit

Luizi dhe Kiara kurorëzohen gjatë finales së madhe të BBVA

Çifti i shumëpërfolur, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në mbrëmjen e finales së madhe të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Dyshja të cilët u njohën gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, u veshën si nuse dhe dhëndër gjatë celebrimit të tyre.

Kurorëzimi i tyre u realizua në Bashkinë e Tiranës nga i pari i kryeqytetit, Erion Veliaj.

Luizi u dërgua me përcjelljen e kamerave dhe truprojeve në ceremoninë martesore, e cila ishte organizuar enkas në terracën e Bashkisë së Tiranës.

Çifti i thanë “PO” njëri-tjetrit para miliona spektatorëve në transmetim direkt të finales së këtij programi të shumë shikuar nga shqiptarët.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci