Nita Latifi dhe Bledi Mane kanë pasur një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Por gjërat mes tyre kanë ndryshuar pas mbarimit të “Big Brother VIP”.
E ftuar në emisionin “E Diell”, këngëtarja komentoi një deklaratë të bujshme të gazetarit për vajzat e Kosovës.
Ish-banorja është shprehur tepër e zhgënjyer nga kjo deklaratë, teksa ka thënë se ajo nuk e njihte fare Bledin kur e takoi brenda shtëpisë së BB VIP.
Madje Nita shtoi se martesa që u bë brenda shtëpisë ishte lojë dhe mes tyre nuk ka asgjë.
“Dyshoj që ky kur ka hyrë në atë shtëpi, shoqërinë që ka pasur me mua, gjë që e ka thënë ndryshe këtu jashtë. Ka postuar foto të dasmës, ‘unë po të pres’. Duhet me pasur kujdes me këto se njerëzit jashtë i keqkuptojnë. Ka përfituar prej asaj gjëje, ndoshta për të fituar një farë pëlqimi nga kosovarët”, tha Nita.
