Bayern Leverkusen mund të ketë gjasa të mëdha për transferimin e Granit Xhakës për shkak se gruaja e tij, Leonita dëshiron të kthehet në Rheinland, duke e bindur kështu Granitin për t’u rikthyer në Gjermani.
Leverkursen thuhet të jetë në garë për shërbimet e kapitenit zviceran, teksa edhe skuadra e Arsenalit është e hapur për largimin e Xhakës.
Sipas “kicker”, Leonita Xhaka, gruaja e Granitit, dëshiron të kthehet në vendlindjen e saj në Rheinland.
Të dy u takuan dhe u dashuruan gjatë kohës sa Graniti ndodhej në Monchengladbach. Modelja dhe futbollisti u martuan në vitin 2017 dhe që atëherë janë bërë prindër të dy vajzave.
Leverkusen ishte interesuar edhe verën e kaluar duke ofruar rreth 30 milionë euro por transferimi i Xhakës dështoi.
Graniti aktualisht po shijon periudhën e tij më të suksesshme në Arsenal që nga debutimi i tij për Topçinjtë kundër Liverpoolit më 14 gusht 2016.
Xhaka ka ende një kontratë deri në vitin 2024. Me sa duket tashmë ka pasur bisedime fillestare për ta zgjatur atë me një vit.
