Shefja e lartë e zhvillimit ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara, Samantha Power, ka njoftuar për takimet që i ka zhvilluar në Beograd me presidentin dhe kryeministren e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ana Brnabiq.
Përmes disa cicërimeve në Twitter, Power e ka quajtur konstruktiv takimin me Vuçin, transmeton Paparaci.
“Kam pasur një takim produktiv dhe të gjerë sot me Presidentin Aleksandar Vuçiq për të ardhmen e Serbisë dhe se si SHBA mund të vazhdojnë të investojnë në suksesin dhe prosperitetin e popullit serb”, shkroi ajo.
https://twitter.com/PowerUSAID/status/1656234879749701633?ref_src=twsrc%5Egoogle%7Ctwcamp%5Eserp%7Ctwgr%5Etweet
Për dallim nga ajo, Vuçiq tregoi se së bashku kanë biseduar ndër të tjera edhe për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për planin e BE-së. Këtë plan, Vuçiq u shpreh se do ta zbatojë me “kufizime të caktuara”.
Megjithatë, zyrtarja e lartë e qeverisë amerikane takoi edhe Brnabiqin. Ajo theksoi se diskutuan për partneritetin ShBA-Serbi.
Po ashtu, Power është takuar edhe me kryeministren serbe.
“Në takimin tim sot me kryeministren serbe Brnabiq, ne diskutuam për partneritetin SHBA-Serbi, për inovacionin teknologjik, tranzicionin e energjisë së pastër dhe rritjen e integrimit rajonal. Gjithashtu falënderova kryeministrin për mbështetjen humanitare të Serbisë në Ukrainë”, ka shkruar Power, e cila ka vazhduar agjendën e saj për takime me gazetarë serbë.
https://twitter.com/PowerUSAID/status/1656292918687154176?cxt=HHwWgIC-5croqvwtAAAA
“U takova me gazetarë hulumtues në Serbi për të diskutuar mbi ambientin e vështirë me të cilin përballen si reporterë të përkushtuar në ngritjen e historive që sfidojnë perceptimin publik. Disa kalojnë disa ditë në gjykatë çdo muaj duke luftuar paditë. I falënderova për punën e tyre thelbësore”, vijoi ajo.
https://twitter.com/PowerUSAID/status/1656301984700309504?cxt=HHwWgICx7aX4rvwtAAAA
Pas Serbisë, ajo do të vijë edhe në Kosovë për një vizitë zyrtare. Kjo vizitë vjen në një moment kur liderët e SHBA-së dhe Evropës po punojnë për t’i stabilizuar marrëdhëniet mes dy ish-armiqve të kohës së luftës në një kohë tensionesh të shtuara.
Power bëhet shefja e parë e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) që udhëton në Serbi, vend që mban lidhje të ngushta historike dhe kulturore me Rusinë.
Ajo “do ta theksojë mbështetjen e USAID-it për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përmes partneritetit tonë për të nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin demokratik”, thuhet në deklaratën e publikuar nga USAID.
Power do të jetë zyrtarja e parë e lartë e qeverisë amerikane që do të udhëtojë në rajon që kur Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një takim midis krerëve të dy qeverive javën e kaluar në Bruksel.
