Të fundit

Oferta nga skuadra të shumta, Krasniqi deklarohet për të ardhmen e tij

Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi është deklaruar rreth mundësisë për një transferim të mundshëm te skuadra e Lazios.

Krasniqi kishte impresionuar trajnerin Sarri në ndeshjet e Conference League, teksa përpos Lazios interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera italiane.

Në një deklaratë për “ProSport”, Krasniqi ka deklaruar se momentalisht është i fokusuar te Cluj, mirëpo nuk e ka përjashtuar mundësinë për të vazhduar karrierën në një tjetër kampionat.

“Tani jam i fokusuar në Cluj dhe do të jap gjithçka. Por nëse vijnë oferta, jam i lumtur t’i marr ato. Në çdo kohë. Ndihem i nderuar të di se ka klube të mëdha që më ndjekin. Kjo më bën të punoj edhe më shumë për ëndrrën time. Është mirë që Sarri më vlerësoi. Jam i nderuar. Mendoj se mund të luaj në çdo kampionat evropian”, ka thënë sulmuesi kosovar.

Krasniqi ishte transferuar te Cluji nga Ballkani. 24 vjeçari ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 19 ndeshje me fanellën e Clujit.

Anësori i sulmit ka kontratë me skuadrën rumune deri në verën e vitit 2026.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci