UEFA ka nisur diskutimet me Federatën Portugeze të Futbollit për të zhvendosur finalen e madhe të UEFA Champions League, nga Stambolli, në Lisbonë, për shkak të zgjedhjeve qeveritare në Turqi, të paktën kështu raportohet nga prestigjiozia britanike “Daily Mail”.
Sipas raportimeve të këtyre të fundit, UEFA i trembet trazirave të mundshme që mund të kaplojnë Turqinë për shkak të zgjedhjeve presidenciale të 14 majit, raundi i dytë i të cilave pritet të jetë më 28 maj dhe finalja e Champions League, vetëm 2 javë më vonë më 10 qershor.
UEFA deri më tani ka shtyrë 2 herë finalet e Champions League, nga Stambolli. Fillimisht në vitin 2020, organi më i lartë i futbollit në Evropë vendosi që të gjitha ndeshjet nga faza çerek-finale deri në finalen e madhe të zhvilloheshin në Lisbonë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Një vit më vonë, UEFA zhvendosi sërish finalen e Champions League, mes Manchester City e Chelsea, nga Stambolli në Porto, pasi Turqia ishte në “listën e zezë” të vendeve ku britanikët mund të udhëtonin, sërish për shkak të pandemisë.
Mirëpo, kësaj here nuk ndikon pandemia. UEFA filloi të kishte shqetësimet e para që pas tronditjeve sizmike në rajonin e Gaziantepit në fillimin e muajit shkurt dhe tashmë frika e përplasjeve të mundshme për shkak të zgjedhjeve presidenciale.
