Të fundit

U zunë në rrenë: LVV ndryshon postimin ku thuhej se Kosova i përfiton 4.2 miliardë nga BE-ja

Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar një postim në rrjetet sociale ku thuhej se Kosova do të jetë përfituese e 4.2 miliardë eurove nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit “Tregu i Përbashkët”.

Fillimisht, publikimi i orës 15:06 gjatë ditës së sotme mbante titullin “4.2 miliardë euro i përfiton Kosova nga programi i BE-së “Tregu i Përbashkët”. Por kjo i ka rënë në sy shumë njerëzve. Kjo tendencë për shtrembërim të informatës vërehej edhe në fotografinë e Lëvizjes Vetëvendosje ku kanë përdorur lojëra gjuhësore.

Pasi kjo u raportua edhe në media, por edhe nga politikanë e analistë në rrjetet sociale, Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar postimin duke e ndryshuar edhe titullin e shkrimit në “Kosova bëhet përfituese e programit të BE-së “Tregu i Përbashkët”, që kap vlerën totale të 4.2 miliardë eurove”.

Bashkë me titullin e shkrimit, u ndryshua edhe baneri i përgatitur nga shtabi i këtij subjekti politik, duke i vendosur të njëjtin titull.

Në fotografinë e mëposhtme mund të shihni “historinë e ndryshimit” të publikimit në Facebook.

Ky postimi i Lëvizjes Vetëvendosje u komentua sot në publik. Ishte deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami ajo që tha se Lëvizja Vetëvendosje bëri propagandë nëpërmjet këtij publikimi, pasi Kosova nuk i përfiton e vetme 4.2 miliardë euro.

Së dyti, ajo thotë se Kosova ka qenë edhe më herët pjesë e programeve të Bashkimit Evropian, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, të cilën VV-ja nuk e kishte votuar shkruan Paparaci.com.

Bajrami ka thënë se MSA-ja ka qenë parakusht që Kosova të bëhet pjesë e programeve të BE-së, por VV-ja nuk e kishte votuar sikurse që nuk e ka njohur letrën e ish-Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini për Asociacionin.

Bajrami i ka përmendur VV-së se Programin e Tregut të Përbashkët është programi COSME dikur për të cilin Kosova ishte dakorduar në vitin 2017 dhe kishte hyrë në fuqi në vitin 2018.

“Sa i përket 4.2 mld. eurove për të cilat po propagandon LVV, qe dy fakte: e para, ato nuk janë vetëm për Kosovën, dhe e dyta, më e rëndësishmja, Kosova edhe më herët ka qenë pjesë e programeve të BE-së – menjëherë pas nënshkrimit të MSA-së, të cilën VV nuk e ka votuar. MSA ka qenë parakusht që Kosova të bëhet pjesë e programeve të BE-së, por pushteti i sotëm në atë kohë as nuk i ka njoftë si në rastin e letrës së Mogherinit. Programi i Tregut të Përbashkët (Single Market Programme) sot, është programi COSME dikur. Këtë program Kosova e ka dakordu me BE-në në vitin 2017. I njëjti është ratifiku në 2017 dhe ka hyrë në fuqi në 2018.”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së e demanton VV-në: Kosova s’i përfiton 4.2 miliardë nga BE-ja

Kritika dhe zbulimi ndaj këtij postimi të Lëvizjes Vetëvendosje bëri që këta të fundit ta ndryshojnë postimin në rrjetet sociale. /Paparaci.com/ 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci