Duke qenë se ka mbetur vetëm një muaj deri në fund të vitit 2021, edhe këtë vit u mblodhën të arriturat e sukseset e artistëve shqiptarë në bazë të statistikave të publikuara.
Përveç YouTube, kohëve të fundit edhe platforma muzikore Spotify ka zënë një vend të veçantë dhe është bërë një mjet shumë i rëndësishëm për këngëtarët.
Disa prej estradës shqiptare kanë ndarë së fundmi përmes rrjeteve sociale sukseset që kanë arritur në Spotify gjatë 2021.
Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Butrint Imeri dhe Bardhi kanë publikuar shifrat e këtij viti, për të cilat janë njëkohësisht shumë të lumtur.
Dafina Zeqiri ka arritur një milion dëgjues në 160 shtete të ndryshme të botës, Ardian Bujupi ka kaluar shifrën e 5.2 milionë dëgjime në plot 172 vende, Butrint Imeri me 1.8 milion dëgjues në 165 vende dhe Bardhi ka grumbulluar 689.9 mijë dëgjues në 136 vende.
View this post on Instagram
