Në Bashkinë e Tiranës gjer më tani janë numëruar 747 kuti votimi nga 941 sa janë gjithsej, transmeton Paparaci.
Sipas numërimit, kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj kryeson me një diferencë mbi 45 mijë vota ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.
Kësisoj, Veliaj ka marrë 54,55 % të votave, Këlliçi 34,70% të votave, Arlind Qori 4,77%, Roland Bejko 4,27%, Marko Dajti 0,96% dhe Lajla Përnaska që ka 0,74%.
