Të fundit

“Çmenduri”: Avokati Koci “zbulon” problemin më të madh se sa duhani

Avokati kosovar, Arianit Koci ka deklaruar se presioni publik e ka detyruar ministrinë e Bujqësisë, që të ndërmarrë masa rigoroze në dënimin e personave që e pinë duhanin në vendet e mbyllura publike.

“Disa dënime, dhe situata u fut në kontrollë. Së paku në Prishtinë”, tha ai. Koci shtoi se tash është një problem më i madh sesa duhani që sipas tij është përdorimi i celularit gjatë vozitjes.

“Por, tani e kemi një problem edhe më të madh se duhanin. Përdorimi i telefonit gjatë vozitjës. Me biçikletë po kam mundësi me e përcjellë situatën”, shtoi Koci në Facebook.

“Sot në mëngjes, 90% të vozitësve e përdornin telefonin gjatë vozitjës. Madje edhe shoferat e autobusave publik dhe të kamionave. Çmenduri!”.

Ai shprehet se urgjentisht duhet të fillojnë ndëshkimet për këtë dukuri, transmeton Paparaci.

“Urgjent duhet filluar me ndëshkime. Urgjent! Jam i sigurt se në Evropë askund nuk përdorët telefoni në veturë, si te ne. Kjo situatë e ka kaluar çdo kufi”, ka përfunduar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci