Interi apo Milani? Sot do të mësohet zyrtarisht se cila nga skuadrat italiane do të kualifikohet në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Milani kërkon përmbysjen ndaj rivalëve, Interi, që ka epërsinë prej dy golave nga ndeshja e parë e zhvilluar gjashtë ditë më parë.
Me rikthimin e Rafael Leaos, “Rossonerët” besojnë akoma në kualifikimin në finalen e madhe.
Nga ana tjetër, skuadra e Inzaghit beson se do të mbrojë rezultatin me golat e Dzekos e Mkhtaryan për të vazhduar tutje në Stamboll.
Në finale, Interi ose Milani do të pres fituesin e takimit mes Manchester Cityt e Real Madridit.
Takimi mes dy skuadrave nga Milano do të zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00.
