Drejtuesit e Barcelonës po e duan me çdo kusht rikthimin e Lionel Messit në Kataluni.
Përkundër problemeve financiare, Barcelona ka hartuar një plan financiar për ta bërë të mundur kthimin e sulmuesit argjentinas.
Barcelona pritet të ofrojë 25 milionë euro në vit për 35-vjeçarin me kontratë për një vit me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër.
Kjo shumë është dukshëm më e ulët me pagën që ka tashmë futbollisti apo me atë që e kishte te Barcelona para largimit.
Lionel Messi ishte transferuar te Paris Saint-Germain në gusht të vitit 2021 dhe ka kontratë me klubin parisien deri në përfundim të këtij sezoni.
Ende nuk dihet nëse argjentinasi do të vendos të qëndroj në Paris apo të kthehet në Barcelonë.
Përpos këtyre dy skuadrave, Messi kërkohet edhe nga klubet amerikane dhe ato nga Arabia Saudite.
