Të fundit

“Te shtëpia e vjehrrës dhe vjehrrit”, kriset miqësia e Ermionës dhe Luizit?

Pas përfundimit të këtij edicioni të “Big Brother VIP” janë rregulluar raporte të prishura brenda në shtëpi, e janë prishur jashtë raporte që brenda ishin të forta.

E kështu duket se po ndodh edhe me Ermiona Lekbellon dhe Luiz Ejllin.

Ermiona ishte një prej lojtareve më të vërteta që e mbështeti fituesin e BB VIP në çdo situatë jo vetëm brenda në shtëpi, por edhe kur doli jashtë saj.

Ajo shprehej gjithmonë që dëshironte ta shikonte Luizin fitues dhe ishte e lumtur që kishte fituar një mik të mirë.

Mirëpo, respekti dhe konsiderata nuk duken reciproke nga ana e Luizit, që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Sipas Ermionës, ai nuk u ka kthyer përgjigje as mesazheve të urimit.

Kjo gjë e ka mërzitur pak ish-konkurrenten, që në TikTok ka publikuar një video ku thotë:

“Luizi s’kthen as mesazh. I çon mesazh urimi, Luizi bën sikur është në autobus. Ça ka Luizi? Po Luizi ça ka? Po këtej do vish o Luizi, ke shtëpia e vjehrrës dhe vjehrrit do vish ndonjëherë atje në Verona, do mërzitesh dhe këtej do e sjellësh kokën”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci