Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka reaguar të postimin e Blerim Velës, shefit të kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pretenduar se “është bërë zëdhënës i opozitës serbe, e cila ashtu si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka të njëjtin objektiv – presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë”, për shkak se “po luftojnë për interesat e popullit serb”.
Petkoviq ka reaguar në Twitter ndaj postimit të Velës në të cilin shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës ka thënë se grupet ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës po organizojnë shkuarjen e serbëve nga Kosova në tubimin në Beograd të cilin presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka kërkuar të organizohet më 26 maj, transmeton Paparaci.
“Urime Blerim Vela, sapo je bërë zëdhënës i opozitës serbe! Ke treguar që Kurti e përkrah opozitën në Beograd! Synimi yt është i njëjti – presidenti Vuçiq dhe përfaqësuesit tanë në Kosovës, sepse po luftojnë për interesat e popullit tonë! Mund të mashtroni dhe urreni, por me ne është populli serb”, ka pretenduar Petkoviq në një reagim në Twitter./Paparaci.com
