Të fundit

“Alarm juridik”, Smakiqi shpërfaq kapjen e ekonomisë nga pushteti: Fondi Sovran s’bën të votohet

Avokati Xhevdet Smakiqi duke folur për proejkt-ligjin për Fondin Sovran, ka deklaruar se Qeveria Kurti po e kap ekonominë.

Sipas tij, kjo gjendje është edhe alarm juridik, transmeton Paparaci. Në një postim në Facebook, Smakiqi tha se LVV-ja këtë draft-ligj e ka përgatitur “më të zi e më kundërshtues” sesa ai për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ai përmendi edhe disa nene të këtij draft-ligji që e bëjnë edhe më problematikë në përgjithësi, transmeton Paparaci.

Siç tha ai, Fondi Sovran i bie të ketë tre kryeshefë ekzekutivë si dhe akademi në veti.

“Fondi Sovran përveç ndërmarrjeve publike qe po kapka po i përbijka edhe mbi gjysmë miliardë euro të parave buxhetit dhe aseteve te AKP-së”, shkroi ai në Facebook.

“Fondi Sovran paska tash udhën çelë me ba dallavere me ndonjë Ndërmjetësueses kompani te mëdha ndërkombëtare per me ia menaxhuar parat publike te Kosovës kurse sipas nenit 48 te këtij draft-ligji pa ligj te Prokurimit direkt sikurse Martini me strujen”.

E kjo është shembje e parimit të ekonomisë së tregut të lirë, thotë Smakiqi.

Gjithashtu, ai tha se Fondi Sovran me këto nene, iu ka hipur përmbi  krejt ligjeve të tjera si atij të Punës apo të Prokurimit.

“Fondi Sovran me kete nen i’u paska hypur permbi krejt ligjeve tjera si Ligjit te Prokurimit, te Shoqerive Tregatare, Nderrmarrjeve Publike dhe Ligjin e Punes. Paramendo me keto ligj nuk aplikohen dispozitat as te ligjit te punes pra shuhen te drejtat nga mardhenia e punes”, tha ai, teksa shtoi se ky draft nuk bën të votohet.

“Nëse votohet nga deputet makina të votimit, opozita ta dërgoj ne Kushtetuese”, përfundoi ai.

Fondit Sovran pritet t’i bartet pasuria më e rëndësishme publike e Kosovës. Kjo ka nisur të rregullohet përmes një Projektligji për Fondin Sovran, i cili u publikua më 13 mars dhe deri më 2 prill ka qenë në konsultim publik. Pas konsultimeve, është paraparë që të procedohet për miratim në Qeveri dhe më pas në Kuvendin e Kosovës. Por, deri më tani nuk ka ndonjë informatë se çfarë ka ndodhur me të.

Projektligji e definon Fondin Sovran si institucion investues dhe zhvillimor të Kosovës. Kapitali themeltar i Fondit Sovran, siç thuhet në projektligj, është 20 milionë euro dhe mbulohet nga Qeveria e Kosovës.

Në projektligj thuhet se Fondi Sovran do të menaxhojë me pasurinë e rëndësishme të Kosovës duke rritur vlerën, performancën dhe kthimin në investimet që do të bëhen.

Në këtë pasuri, me të cilën do të menaxhojë Fondi Sovran, hyjnë ndërmarrjet publike të shtetit, ndërmarrjet shoqërore dhe asete, të cilat aktualisht menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Fondi Sovran, sipas projektligjit, po ashtu ka në funksion edhe themelimin e ndërmarrjeve të reja si dhe mund të investojë në tregje financiare dhe tregje të kapitalit brenda dhe jashtë vendit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci