Të fundit

Mitrovica fituese e Kupës së Kosovës

Skuadra e Mitrovicës ka arritur ta fitojë Kupën e Kosovës duke mposhtur në finale skuadrën e Hajvalisë me rezultat 2:1.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, solli rivalitet dhe lojë interesante nga të dyja ekipet.

Të parat në epërsi kaluan mitrovicaset, të cilat realizuan përmes Edona Kryeziut, në minutën e 10-të. E njëjta futbolliste paraprakisht qëlloi tërthorësen pas gjuajtjes me kokë në minutën e 4-t.

Skuadra e drejtuar nga Suad Keqi pati mundësi të mirë për të barazuar shifrat në minutën e 34-t, por Fortesa Berisha në një përballje direkte me portieren Viona Rexhepi nuk doli e suksesshme. Megjithatë, vetëm tre minuta më vonë ishte Qëndresa Krasniqi, e cila i barazoi shifrat, duke çuar skuadrat në pushim me shifrat e barabarta, 1:1.

Në pjesën e dytë ritmi i lojës ishte më i dobët, pasi të dyja ekipet luanin më me kujdes. Mirëpo, për fitoren e Mitrovicës u përkujdes Donjeta Halilaj, e cila në minutën e 79-të shënoi për rezultatin përfundimtar 2:1.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci