Të fundit

Arbana e quajti fanse, reagon Balina

Balina Bodinaku, ka komentuar sot teksa ishte ftuar në “Pardon My French” deklaratën që Arbana Osmani bëri për të.

Pas përfundimit të edicionit të dytë të BBV po mbahen edhe 2 “Post Big Brother” për të diskutuar në lidhje me ngjarjet më kryesore dhe diskutime të ndryshme të këtij rrugëtimi dhe me përjetimet e banorëve.

Gjatë “Post Big Brother”-it të parë teksa po diskutonin moderatorja Arbana Osmani bëri një deklaratë për Balinën, ish-opinioniste e këtij reality show gjatë edicionit të parë të këtij spektakli.

Ndërsa po i tregonte Arbër Hajdarit dhe Zhaklina Lekatarit se do e kishin më të lehtë punën nëse nuk do i qëndronin besnik deri në fund mendimeve të tyre dhe do i dilnin krah Luizit, Arbana shtoi: “Ju do e kishit më të lehtë të bëheshit fansa…Vitin e kaluar kemi patur opinioniste që janë bërë fansa”.

Balina e quan një koment të tillë aspak korrekt dhe të bukur.

“Kanë qenë dy reagime, nuk e kam parë vetë live por kontaktin e parë e pata me furinë e mesazheve në Instagram që më erdhën. Nuk është e bukur dhe nuk është korrekte të diskutosh dhe të flasësh në kontekst negativ për një person që nuk ndodhet aty. Për më tepër jashtë kontekstit sepse je me personazhe të tjerë dhe në kohë tjetër. Megjithatë kur e pashë më ftohtë më mbrapa mendova që ka një gjë që nuk shkon dhe e gjykova si një shkarje e situatës nga ana e Arbanës duke qenë se herën e fundit që kisha folur me të ishte për të më ftuar pikërisht si një opinioniste në BBV”, tha Balina.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci