Pavarësisht se gjërat shkuan ashtu siç ai i parashikoi, Pep Guardiola nuk ishte i kënaqur në një moment me mesfushorin belg, Kevin De Bruyne.
Për një moment derisa De Bruyne kishte në zotërim topin dhe po driblonte në mesfushë ai u përplas verbalisht me trajnerin spanjoll.
Guardiola kishte bërë presion për ta larguar topin nga këmbët e tij, mirëpo belgu iu kthye ashpër teknikut spanjoll pasi e humbi topin.
“Paso topin, pasoje, pasoje” i kishte thënë Guardiola, por mesfushori i ishte kthyer ashpër duke i thënë atij ta mbyll gojën. “Mbylle, hesht” kishte bërtitur De Bruyne.
Pep “Pass the ball!, Pass the ball!”
Kevin De Bruyne “Shut up! Shut Up!” pic.twitter.com/a0Aa0GR4q6
— The Pep (@GuardiolaTweets) May 17, 2023
Guardiola më pas u ul në stol kokëulur, ndërsa nuk vendosi të mbaj inat me futbollistin.
Pep Guardiola para Kevin De Bruyne: "passe a bola"
De Bruyne respondeu: "Cale a boca, cale a boca."
— Fut Brasileirão. 🇧🇷 (@LinecBuild) May 17, 2023
De Bruyne u zëvendësua në minutën e 84-të të ndeshjes, teksa dyshja u pa të kenë një komunikim më të gjatë, mirëpo e gjithë kjo u mbyll me një përqafim.
Manchester City arriti për të dytën herë në histori të klubit në finalen e Ligës së Kampionëve, ku këtë vit do të takohet me Interin.
Përballja mes Manchester CItyt dhe Inerit do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll.
