Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia do të bashkëpunojnë në një fushë që rrallë herë bën shtete bashkë, atë nënujore.
Të dy vendes do të rrisin bashkëpunimin në aftësitë nënujore duke përfshirë kundërvënien e kërcënimeve ndaj infrastrukturës nënuroje, ka bërë të ditur qeveria britanike, shkruan Reuters.
“Sulmi në gazsjellësin Nord Stream ka përcaktuar një bashkëpunim edhe më të ngushtë në të gjitha asetet tona kolektive për të zbuluar dhe mbrojtur kundër kërcënimeve nënujore dhe për të siguruar sigurinë e vazhdueshme të Atlantikut të Veriut”, tha në një deklaratë ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.
