Të fundit

Shtëpi të reja për 96 familje në Lezhë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga apartamentet e reja të ndërtuara në kuadër të Programit të Rindërtimit për familjet që mbetën pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Rama shprehet se 96 familje do të hyjnë në shtëpitë e tyre të reja.

“MIRËMËNGJES, dhe me shtëpitë e reja të 96 familjeve Lezhjane, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shprehet Rama krahas pamjeve nga banesat e ndërtuara.

Rreth dy javë më parë Bashkia Lezhë nisi fazën e parë të shorteut për familjet e prekura nga tërmeti, të cilët pas dy vitesh në banesa me qera do gëzojnë banesat e tyre të reja në këtë fundvit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci