Policia e ka arrestuar të dyshuarin në Gjilan, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur një këmbësori, i cili pasi ka arritur në QKUK ka ndërruar jetë.
Rasti ka ndodhur në rrugën Qarkore në Gjilan, të shtunën rreth orës 10:30, transmeton Paparaci.
:Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.