Skuadra e West Ham United fitoi derbin e Londrës me rezultat 3:2, pasi përmbysi epërsinë e Chelseas.
“Blutë” kaluan të parët në epërsi pas golit të Thiago Silvas në minutën e 29-të të ndeshjes. West Ham barazoi shifrat 11-të minuta pas tyre, falë golit të Manuel Lanzinit.
Mason Mount kaloi në epërsi skuadrën e udhëhequr nga Thomas Tuchel një minutë para përfundimit të pjesës së parë.
West Ham përmbysi rezultatin në pjesë e dytë nga 1:2 në 3:2 falë golave të Jarrod Bowein dhe Arthur Masuaku.
Kjo ishte humbja e parë për Chelsean pas tetë xhirove.
West Ham ka grumbulluar gjithsej 27 pikë, gjashtë pikë më pak se kreu i tabelës, Chelsea.
