Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën është raportuar një vjedhje e rëndë në fshatin Dardani të Ferizajit.
Sipas ankuesit disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, ku kanë vjedhur ari, para kesh dhe një pushkë gjuetie.
Rasti është duke u hetuar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij te cilët kishin demoluar si dhe kanë vjedhur: stoli ari, para kesh dhe një pushkë gjuetie. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin e Policisë.
