Të fundit

OBSh: “Po vjen pandemia tjetër, duhet të jemi të përgatitur”

Pas Covid 19-tës që gjunjëzoi botën, pandemia e ardhshme do na trokasë në derë, e këtë herë, sipas kreut të OBSH-së, duhet të na gjejë të përgatitur.

Nga Asambleja e Përgjithshme vjetore e organizatës së shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus deklaroi se është koha të shpejtojmë negociatat që synojnë parandalimin e një situate të ngjashme në të ardhmen.

“Ne nuk mund ta shtyjmë më këtë gjë. Pandemia e ardhshme është gati të na trokasë në derë. Nëse nuk i bëjmë ne ndryshimet e nevojitura, atëherë kush do t`i bëjë? Dhe nëse nuk veprojmë tani, kur do ta hedhim këtë hap”, u shpreh  kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Takimi dhjetëditor i OBSH-së përkon me 75-vjetorin e saj dhe fokusohet tek diskutimet mbi çështjet globale të shëndetit, duke përfshirë pandemitë e ardhshme. 194 shtetet anëtare të OBSH-së po negociojnë aktualisht reformat e rregullave detyruese që do të përcaktojnë sesi duhet vepruar në rastin e një kërcënimi ndërkombëtar shëndetësor dhe po hartojnë gjithashtu një traktat më të gjerë pandemik, i cili do të ratifikohet vitin e ardhshëm.

“Një angazhim nga kjo gjeneratë (për një marrëveshje pandemike) është i rëndësishëm, sepse është ky brez që përjetoi se sa i tmerrshëm mund të ishte një virus i vogël,” tha Ghebreysus. Vendet gjithashtu do të marrin në konsideratë buxhetin e OBSH-së 2024-2025, i cili përfshin rritje të tarifave vjetore të anëtareve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci