Masiviteti i protestës “Serbia kundër dhunës” nuk do të ndikojë aspak në masivitetin e tubimit të organizuar nga Partia Përparimtare Serbe, gjegjësisht nga Aleksandar Vuçiqi. Masa e njerëzve të frikësuar, të shantazhuar… Janë po aq sa edhe para protestës në Beograd. Do të ndikojë vetëm në natyrën represive të futjes me forcë në autobusë dhe masat e shtuara për t’i ndaluar ata që duan të largohen nga protesta e organizuar nga Vuçiqi, komenton regjisori serb Janko Balak për gazetën serbe Danas.
Para “protestës më masive ndonjëherë”, siç ka paralajmëruar presidenti serb, pas tri protestave vërtet më të mëdha në njëzet vjetët e fundit në Beograd, Balak përkujton në atë çfarë ka ndodhur të premten, më 19 maj, në Pançevë. kur pjesëmarrësit e tubimit të PPS-së, përveç faktit që disa prej tyre erdhën në protestë me detyrim, ata me forcë u detyruan të qëndrojnë deri në fund, thotë Balak, transmeton Paparaci.
“Çfarë jete është kjo?” Çfarë sistemi është ky?” thotë një burrë i tërhequr zvarrë nga Stara Pazova në mitingun e Vuçiqit në Pançevë në momentin kur djemtë me jelekë AV ia ndalojnë të largohet nga mitingu”, thotë Janko Balak.
Siç shton ai, veçanërisht është bizar pasioni obsesiv i Vuçiqit për të krahasuar numrin e pjesëmarrësve në protestë “dhe se sa është xheloz se protesta e Gazimestanit të Millosheviqit nuk do të mund të tejkalohet”.
“Kam qenë shumë i ri, por më kujtohet transmetimi i drejtpërdrejtë i një fjalimi nga Bukureshti dhe duartrokitjet që u kthyen në ulërima pakënaqësie dhe rezistence. Nuk mund të blesh dashuri, në këtë më ka përkujtuar kur pashë mitingun e mjerë të Pançevës me gjithë ata fëmijë të pafajshëm me veshje kombëtare. Është skenari i rënies së një simpatizuesi nga Veriu në panikun total për shkak të një dashurie të tradhtuar”, shpjegon figurativisht regjisori Balak.
Mendoj se edhe besimtarët më të mëdhenj të liderit kanë një “overdozë” nga paraqitja e tij mediatike, shton ai, dhe se të gjitha gjërat që ia pompuan rejtingun tani po kthehen kundër tij.
“Kam lexuar që edhe deputeti Vlladimir Gjukanoviq mendon se emisionet speciale të “Pink-ut” që minimizojnë numrin e pjesëmarrësve në protestë fyejnë inteligjencën e votuesit mesatar të PPS-së. Kjo është një shenjë e mirë sepse sinjalizon se edhe ekipi më i ngurtësuar i partisë nuk dëshiron të marrë pjesë në një interpretim surreal të realitetit. Kjo tregon se këta njerëz janë të vetëdijshëm se si Vuçiqi po e braktisë PPS-në dhe se si për të është ekskluzivisht i rëndësishëm rejtingu i tij përmes trillimit të ri të një lideri jopartiak të një lloj lëvizjeje popullore”, përfundon Janko Balak./Paparaci.com
