Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kryer kontrolle në dy barnatore në qytetin e Ferizajt.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit janë gjetur mallra dhe barna të padeklaruara në sasi prej 479 pakove.
Ato u tha se ishin me origjinë nga vende të ndryshme të botës dhe për rrjedhojë, të njëjtat janë konfiskuara, transmeton Paparaci.
“Njësitet e Doganës së Kosovës pas mbledhjeve të informatave në teren dhe me qëllim të verifikimit të tyre, ka kryer kontroll në dy barnatore në Ferizaj. Kontrolla ka gjetur mallra, barna të pa deklaruara (pa banderolla ) në sasi 479 pako ,me origjinë nga vende të ndryshme të botës, të gjitha mallrat janë konfiskuara”, thuhet në kumtesë.
