Të fundit

Ballkani do ta festojë titullin e kampionit në shtëpi

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se ndeshja e xhiros së fundit ndaj skuadrës së Gjilanit do të zhvillohet të dielën në Suharekë.

Me orar të zakonshëm, ndeshja është dashur të zhvillohet në Gjilan, mirëpo për shkak të shpalljes Kampion i Kosovës, ndeshja do të zhvillohet në Suharekë.

“Duke gjetur gjuhë të përbashkët me skuadrën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, ju bëjmë me dije se përballja e fundit kampionale, do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë”, thuhet në njoftimin e klubit therandas.

Ballkani ka arritur një javë të shpallet kampion i Kosovës. Pas gabimit të Dritës, që u mposht nga Malisheva, Ballkani matematikish është shpallur kampion i Kosovës javën e kaluar.

Ky është viti i dytë me radhë që Ballkani del kampion i Kosovës. Këta janë titujt e vetëm në histori të klubit therandas.

Ndeshja mes Gjilanit e Ballkanit do të zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim nga ora 15:00.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci