Të fundit

Guardiola flet për finalen e Ligës së Kampionëve: Interi mund të na mposht

Pep Guardiola ka folur për sfidën me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Stamboll më 10 qershor, duke i konsideruar italianët si një skuadër e fuqishme dhe që mund t’i mposht ata.

Kjo është finalja e parë evropiane për Nerazzurrët që nga viti 2010 kur ata edhe e fituar këtë trofe nën drejtimin e Jose Mourinhos.

“Kam filluar të shikoj disa minuta të Interit, disa situata dhe jam i impresionuar”, tha Guardiola për “GDS”

“Ajo që bëjnë dhe gjuha e tyre e trupit është mbresëlënëse. Pasi i pashë, telefonova disa miq të mi në Itali për t’i pyetur se çfarë mendojnë. Të gjithë më thanë të jem në gatishmëri sepse e kanë seriozisht. E dija tashmë, e kisha kuptuar tashmë duke parë ato pak minuta dhe ato situata.”, shtoi spanjolli.

Tutje trajneri i Cityt ka thënë se fakti që ata e kanë fituar këtë garë tri herë është një tregues që mund ta fitojnë edhe kësaj radhe, përcjellë KosovaPress.

“Sigurisht, Interi mund të na mundë, ata tashmë e kanë fituar këtë trofe tre herë dhe ne nuk e kemi bërë kurrë, por ne duam të luajmë më mirë që të mos ndodhë më”, vazhdoi ish-trajneri i Barcelonës që ka fituar Ligën e Kampionëve një herë si trajner, duke humbur finalen 2020-21 në krye të Cityt.

Interi është vetëm një nga tre klubet e Serie A që kanë arritur në një finale evropiane këtë sezon. Roma e Mourinhos do të përballet me Sevillan në Europa League, ndërsa Fiorentina do të takohet me Ëest Hamin në finalen e Konferencës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci