Të fundit

Gashi: Me zhbllokimin e mjeteve vetanake, vijon puna e rregullt në Kuvendin e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se pushteti u zotua të mërkurën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Me këtë rast pritet zhbllokimi i mjeteve vetanake të komunave në Kosovë, transmeton Paparaci.

E sipas tij, bazuar në këtë hapet rruga realizimit të projekteve të komunave për të mirën e qytetarëve, dhe atë në vlerën prej 37.5 milion eurove.

“Me këtë rast, zotimi i pozitës përkthehet në zotimin tonë për vijimin e punë së rregullt në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht për pjesëmarrje në votim”, shkroi ai në Facebook.

“Nga zbatimi i zotimit të pozitës varet edhe puna e rregullt e opozitës në Kuvend”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci