Me kërkesë të klubit të Prishtinës dhe Gjilanit, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur për ndryshimin e çmimit të biletave për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës.
Gjilani e Prishtina do të takohen më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të finales së Kupës së Kosovës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur që çmimet e biletave për ndeshjen finale mes Gjilanit e Prishtinës të jenë nga 2 euro më e lira deri në 5 euro më e shtrenjta në perëndim.
Në fillim ishte vendosur që biletat për ndeshjen finale të kushtojnë nga 3 deri në 10 euro, por me kërkesë të të dy klubeve, çmimet kanë ndryshuar.
Çmimet e biletave:
Jug (Plisat) – 2€
Veri (Skifterat) – 2€
Lindje – 3€
Perëndim – 5€