Të shtunën dhe të dielën pritet të hiqet ora policore në Republikën e Kosovës.
Ky vendim vlen vetëm për personat e angazhuar zyrtarisht në organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, raporton Indeksoline.
Vendimi pritet të merret gjatë ditës së sotme.
Kujtojmë se për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të diel do të ketë bashkëpunim ndërinstitucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Për këtë proces zgjedhor, kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se për katër muaj ky institucion ka përgatitur këtë proces për mbajtjen e zgjedhjeve.
Kryetari i KQZ-së, Radoniqi ka thënë se kanë bërë kërkesë në Qeveri për heqjen e përkohshme të orës policorë, për 48 orë për shtunën dhe dielën.
