Të fundit

Vuçiq reagon pas zhvillimeve në veri, paralajmëron bisedime me Scholz dhe Macron

Duke folur në kontekstin e zhvillimeve në tre komunat veriore të banuara me shumicë serbe në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalë me një videoadresim në rrjetin e tij në Instagram, ku njoftoi se javën në vijim do të zhvillojë bisedimet edhe me Kancelarin Federal të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Por, ai përmendi edhe kryeqytete të vendeve mosnjohëse të shtetësisë së Kosovës si Sllovakia dhe Moldavia.

Java e ardhshme “do të jetë e vështirë për Serbinë”, tha Aleksandar Vuçiq, ndërsa shtoi se “kemi shumë obligime ndërkombëtare, bisedime me liderë evropianë, prej Bratislavës e Çisinaus, bisedimet me Emmanuel Macron-in dhe Olaf Scholz-in”.

E këto bisedimet, siç iu drejtua ai audinceës së tij, kanë të bëjnë “me luftën për popullin serb në Kosovë”.

“Dhe për ata që frikësohen dhe pandehin se ne do të dorëzohemi ndaj presionit, përgjigja ime është se s’ka dorëzim dhe se dorëzimi kurrë as që është në konsideratë”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci