Të fundit

Kurti: Situata në veri të qetësohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është pajtuar që situata e tensionuar në veri të vendit “të qetësohet”.

Pas një telefonate të zhvilluar të hënën me kryediplomatin italian, Antonoi Tajani, shefi i qeverisë tha se është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se është pajtuar me ministrin e Jashtëm të Italisë që situata në veri t qetësohet.

“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani sot gjatë ditës. Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, shkroi Kurti në Twitter.

Pjesëtarë të KFOR-it kanë shtuar praninë e misionit në katër komunat veriore të hënën. Ndërkaq, qytetarë serbë janë mbledhur rreth objekteve komunale në tri komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, në një protestë kundër pranisë së njësive speciale të Policisë së Kosovës aty.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci