Të fundit

Zyrtare: Mësohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve

UEFA ka pranuar faljen dhe ka konfirmuar se gjyqtari polak, Szymon Marciniak do të ndajë drejtësinë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Marciniak doli me një reagim në profilin e tij zyrtar në Instagram, ku sqaroi se ai nuk ishte pjesë e asnjë tubimi dhe nuk i përket asnjë partie politike pas raportimeve në media.

Ndërsa tashmë bëhet e ditur se UEFA ka pranuar faljen dhe sqarimin e gjyqtarit polak duke konfirmuar se ai do të jetë pjesë e finales së madhe.

Marciniak ishte raportuar të jetë parë në një tubim të një partie të djathë në Poloni, e cila përkrah homofobinë dhe diskriminimet e tjera njerëzore.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll. Në finale do të takohen skuadra e Manchester Cityt dhe Interit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci