Skuadra e Milanit është në bisedime të avancuara me mesfushorin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan.
Sipas raportimeve nga e përditshmja italiane “Il Corriere dello Sport”, “Rossonerët” janë tashmë në bisedime të avancuara me 32-vjeçarin.
Sipas mediumit italian, te Milani janë të sigurt se do të sigurojnë nënshkrimin e ish-mesfushorit të Borussia Dortmundit.
Gundogan do të mbetet futbollist i lirë në fund të këtij muaji, pasi i skadon kontrata me Manchester Cityn.
Për të është e interesuar Barcelona dhe kohëve të fundit u raportua se një marrëveshje mes palëve është afër.