Të fundit

Kryeministri zotohet për dënime të rrepta për fajtorët e aksidentit me tren që la të vdekur 288 njerëz

Personat e shpallur fajtorë për aksidentin më vdekjeprurës hekurudhor në Indinë lindore do të “dënohen rreptësisht”, ka thënë kryeministri i vendit Narendra Modi.

Të paktën 288 njerëz u vranë dhe më shumë se 800 u plagosën në incidentin e së premtes në shtetin Odisha, ku u përfshinë dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ekipet e shpëtimit kanë përfunduar punën, derisa zyrtarët thonë se të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur janë nxjerrë. Modi ka vizituar vendin e ngjarjes, duke e cilësuar incidentin si një “të dhimbshëm”.

Ai takoi gjithashtu të plagosurit nga kjo fatkeqësi në spital dhe u zotua se qeveria e tij nuk do të linte “asnjë gur pa lëvizur për trajtimin e të plagosurve”.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave në distriktin Balasore, i cili është përshkruar si aksidenti më i rëndë hekurudhor i Indisë në këtë shekull.

Një hetim është nisur, megjithëse ministrja e Arsimit Dharmendra Pradhan ka thënë se ka ndodhur “arsye teknike”.

Rreth 2,000 pasagjerë mendohet se kanë qenë në bordin e dy trenave të pasagjerëve të përfshirë.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci