Të fundit

“Ai është i stresuar dhe me dyshime”, Kristi komenton marrëdhënien e çiftit Luiz-Kiara

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP, Krist Alija ka dhënë mendimin e tij për marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës.

Kristi u shpreh për Luizin se pas daljes së “Big Brother” e ka parë shumë të stresuar, të paqartë dhe me dyshime, ku thekson se pasioni mes çiftit sa vjen dhe po zbehet.

“Luizin e shikoj pak të stresuar, të paqartë dhe me dyshime për shumë gjëra, por shpresoj t’i përballojë të gjitha. Logjikisht pas 5 muajsh që je aty brenda, pasioni fillestar, ai po mbaron dhe po zbehet, dhe duket“, tha ai ne emisionin “Mos i bjer me top”.

Ndërkaq, ish-finalisti e këshilloi çiftin qe të bëjnë projekte bashkë, me qëllim për të mbajtur lart pasionin e tyre.

“Duhet të kërkojnë mënyra të tjera ta mbajnë atë pasionin lart dhe të bëjnë projekte me njëri-tjetrin pse jo”, u shpreh ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci