Të fundit

Operacioni “Shpërndarësi 3”, arrestohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Gjilanit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë zbatuar planin operativ “Shpërndarësi 3”.

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka bërë kontrollin e tri lokacioneve që janë pronë e të dyshuarve S.L., 41 vjeç, R.R., 34 vjeç, A.R., 28 vjeç dhe K.L., 29 vjeç.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 100.2 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, dy vetura, 2270 euro dhe 30 franga zvicerane.

Për të dyshuarit është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci