Të fundit

Vuçiq: Besoj që ndërkombëtarët kanë mekanizma ta detyrojnë Kosovën ta themelojë Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar pas takimit që pati me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe atë të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak.

Vuçiq është shprehur se u ka kërkuar emisarëve që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Paparaci.com.

“Serbia që nga dita e parë ka qenë një partner konstruktiv, konsistent dhe i besueshëm në të gjitha proceset që do të çonin në ruajten e stabilitetit të të gjithë rajonit. Unë potencova se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj, e mbi të gjitha formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, tha Vuçiq.

Më tutje, ai ka thënë se beson që bashkësia ndërkombëtare ka ndikim më të madh në Kosovë dhe mund të çojë në realizimin e kësaj çështjeje.

“Dua të bëj se pjesa e bashkësisë ndërkombëtare që ka një ndikim më të madh në Prishtinë ka edhe mekanizma që mund të çojnë në realizimin përfundimtar të obligimeve që Prishtina i ka pranuar dhe nënshkruar më shumë se një dekadë më parë”, tha Vuçiq.

Kujtojmë se Escobar e Lajçak kanë qëndruar për vizitë edhe në Kosovë ku kanë zhvilluar takime me krerët e institucioneve dhe me krerët e partive politike opozitare. /Paparaci.com/ 

E PLOTË/ “Flakareshat” për Kurtin dhe ultimatumi, gjithçka që tha Escobar në Kosovë në takimin me gazetarë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci