Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Elvis Hoxha ka dalë hapur kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më konkretisht, kundër Emisarit Special të SHBA-ve, Gabriel Escobar.
Ai ka thënë se kryeministrin e zgjedh populli, e emisari emërohet, dhe më tutje ka vendosur një parullë të vjetër të VV-së duke thënë “një popull nuk i nënshtrohet një emisari”, përcjell Paparaci.com.
“Kryeministrin e zgjedh një popull. Emisarin e emëron dikush. Një popull nuk i nënshtrohet një emisari.”, ka shkruar Hoxha.

Ai nuk është mjaftuar me kaq. Më poshtë, Hoxha ka thënë se Escobari e ka siguruar Kosovën për dy çështje, sigurisht, këtë e ka thënë me ironi.
“Escobari na siguroi për dy çështje: – Kosova duhet të shkojë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me aftësitë e një shteti të plotë, por… unë Escobari, unë emisari, mund t’i vendos kushte kryeministrit të zgjedhur të saj. – Ju garantoj se nuk do të ketë Republikë serbe, veç më falni pak… sa të shkoj të përshëndetem me Dodikun.”, tha Hoxha. /Paparaci.com/

