Të fundit

Hoti tregon pasojat e mungesës së bordit të Fondit Pensional

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar edhe një herë për performancën e Fondi Pensional i Kursimeve gjatë vitit të kaluar.

Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se kthimi bruto nga investimet ka qenë negativ për -119.9 milionë euro, si dhe ka pasur rënie të çmimit të njësisë për -5.5 për qind.

Ai theksoi se Trusti Pensional nuk ka bord nga data 1 mars i këtij viti dhe si pasojë e kësaj nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve nga tregjet dhe instrumentet financiare, në të cilat ka rënie, si dhe kursimet e mbledhura nga Trusti nga 1 marsi e këndej nuk do të mund të investohen në tregje financiare.

“Në të dy rastet dëmet i bartin qytetarët që kanë kursime në Trust. Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së kanë përgjegjësi për këtë situatë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci