Të fundit

Pink bën gjestin e mrekullueshëm për fansen e saj të sëmurë

Artisja me famë ndërkombëtare Pink ka befasuar fansen e saj Diane Barbedian e cila u diagnostifua me kancer muajin e kaluar.

Këngëtarja i ka dedikuar 30 minuta bisedë në platformën zoom.

Barbedian është një vrapuese dhe konkurrente e Ironman, e cila para pak javësh realizoi maratonën e saj të fundit.

Ekipi i artistes vendosi ta befasojë Dianen duke mundësuar një bisedë me Pink.

Në video, vrapuesja, e cila tani po jeton në bujtinë pas diagnozës së saj me kancer në kockë, e quajti vendimin e Pink për të folur me të “një akt të bukur mirësie” dhe tregoi emocionet e saj kur mori lajmin se Pink dhe ajo do të flisnin së bashku.

“Ju keni një lloj guximi që unë nuk e kuptoj”, tha këngëtarja.

“Ju po i sillni rehati njerëzve të tjerë npërderisa vetë jëni në këtë situatë.”

Unë gjithmonë them se jam duke ngjitur shkallët për në parajsë tani”,-u përgjigj vrapuesja duke shtuar se ajo ka jetuar shumë në të kaluarën dhe bëri gjithçka që donte të bënte, personalisht dhe profesionalisht.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci